Të shtëna me armë pranë ambasadës amerikane pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë ambasadës amerikane në Ankara pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi. Kështu raportojnë mediat turke, teksa Ankaraja është në gjendje alarmante. Ambasadori i Rusisë Andrey Karlov u qëllua për vdekje gjatë një ekspozite të pikturave në Ankara. Autori ishte një polic, pjesë e stafit të sigurisë në galerinë e arteve. Ai thirri “Allahu Ekber” dhe “Hakmarrje pë Alepon”. Autori u vra nga policia. Pas vrasjes së ambasadorit rus, ambasada amerikane në Ankara të Turqisë ka njoftuar se do të mbyllet dyert e institucionit. Ambasadori rus u qëllua me armë zjarri gjatë një fjalimi në një galeri arti. Vendi ku ka ndodhur ngjarja, ndodhet jo larg ambasadës amerikane. Departamenti Amerikan i Shtetit për Udhëtimet ka njoftuar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën pranë ambasadës, për shkak të një “incidenti sigurie”.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË, NJË I VDEKUR
Artikulli tjetërTRE PERSONA QËLLOHEN ME ARMË NË XHAMI, POLICIA NE NDJEKJE