Mediet ndërkombëtare kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës pranë pallatit mbretëror të Arabisë Saudite.
Më pas, është mësuar se të shtënat me armë zjarri ishin kryer nga forcat e sigurisë pasi një dron ishte ngritur pranë pallatit mbretëror pa marrë leje te autoritetet.
Ndërkohë, në rrjetet sociale pati edhe informata se po tentohej një grusht shteti.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman nuk ishte në pallat në momentin e të shtënave.“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”, tha një zyrtar i pallatit për media.