Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetër në një pikë bastesh në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit, pranë Sahatit.

Burime policore thanë se, nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, dyshohet se autori ka mbërritur me një motoçikletë në një pikë bastesh sportive dhe pasi e ka lënë mjetin në rrugë, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri brenda ambienteve të biznesit.

Sipas dëshmitarëve, 4 bura që ndodheshin aty, e neutralizuan. Më pas, në vendngjarje mbërritën forca policore që bën ndalimin e autorit, Besmir Gj., 31 vjeç. Ky i fundit mësohet se u dërgua në spital për mjekim, pasi u përplas me xhamin e lokalit.

Më pas, u dërgua në paraburgim në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë, njoftoi Policia.Një hetim ka nisur për të zbardhur shkaqet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.Nga e shtëna nuk ka të lënduar.

Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.

Artikulli paraprakISH-KRYEMINISTRIT I SEKUESTROHEN 72 VALIXHE ME PARA DHE BIZHUTERI
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, DY GRA TË PLAGOSURA