Të paktën 13 persona janë plagosur si pasojë disa të shtënave gjatë një feste në një shtëpi në Chicago mëngjesin e sotëm.
Personat e plagosur janë të moshave 16 deri në 48 vjeç ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fillimisht disa persona u konfliktuan, ku situate përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia arrestoi dy të dyshuar, ku njëri prej tyre është i plagosur.
Njërit prej tyre iu gjet një armë tip pistolete.
Autoritetet po hetojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.