Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm janë shënuar disa të shtëna me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës pranë një biznesi privat në pronësi të biznesmenit me iniciale E.SH.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 20 gëzhoja. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar por vetëm panik në banorët e zonës.

Policia ka nisur hetimet por deri më tani nuk ka pasur asnjë të shoqëruar.

Ajo që e bën më të vështirë indetifikimin e autorëve është fakti se kamerat e sigurisë së biznesit nuk kanë filmuar asnjë person gjatë momentit kur raportohet të jenë dëgjuar të shtënat.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 22-VJETORI I TRAGJEDISË SË SELIXËS, BANORËT: SHTETI TË NA NDIHMOJË TË IDENTIFIKOJMË ESHTRAT E GJETURA
Artikulli tjetërGODITET TRAFIKU I DROGËS,ARRESTOHET 25-VJEÇARI SHQIPTAR