Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të shtune në Mirditë, ku pas një konflikti, një person i identifikuar me inicialet K. Gj ka qëlluar në drejtim të P. P..

Nga sa mësohet si pasojë të të shtënave, nuk ka persona të plagosur, teksa autori është shpallur në kërkim. Nga ana tjetër, i dëmtuari është në Komisariat për t’u marrë në pyetje, teksa mësohet se nuk ka dëmtime. Në kërkim të autorit, janë vënë në kërkim 2 grupe të FNSh-së.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA KA EDHE NJË KAMPION BOTE NË MUNDJE, ABAKAROV TRIUMFON NË BEOGRAD, MERR MEDALJE ARI
Artikulli tjetërLIBERALIZMI I VIZAVE PËR QYTETARËT, BRUKSELI AFRON KOSOVËN DREJT FAZËS VENDIMTARE