Të shtëna me armë nga persona ende të paidentifikuar kanë ndodhur në një bar në Kaliforni.

Sipas mediave të huaja, dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një oficer policie, por ende nuk dihet një numër i saktë i të lënduarve.

Dëshmitarë të ngjarjes dëshmuan se agresori, rreth të 20-tave i veshur me të zeza dhe me mjekër qëlloi rreth 30 herë me armë brenda lokalit.

Fillimisht i riu qëlloi rojen e lokalit, hodhi brenda disa tym-lëshuese dhe më pas hapi zjarr ndaj personave që tentonin të largoheshin nga ndërtesa.

Policia u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë larg zonës deri në kapjen e agresorit.

Artikulli paraprak‘TURIZMI JONË ËSHTË ‘DASHURIA E RE’ E ITALIANËVE’/ META I FTON TË INVESTOJNË: DO GJENI ‘PARAJSËN’
Artikulli tjetër‘S’MUND TË JETONI NË SHBA..’, PARALAJMËRIMI I AMBASADËS AMERIKANE