Pamjet që shihni janë të shkëputura nga lokali në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku pak minuta më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë.
Mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy grupe të rinjsh, ndërsa detaje të tjera ende nuk dihet.
Policia ndërkohë ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po këqyr ato për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e kryeqytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.