Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në Michigan të SHBA pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në një shkollë të mesme.

Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa sipas policisë ai e ka kryer i vetëm sulmin. Policia ka rrethuar zonën, duke ngritur postblloqe të shumta.

Fatmirësisht nuk flitet për viktima nga sulmi. Autori nuk është identifikuar ende, teksa nuk dihen as arsyet e këtij sulmi.

Artikulli paraprakBASHA: NUK KA KUVENDE DHE STATUTE PARALELE! PD E KA KUVENDIN ME 18 DHJETOR
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, MINISTRJA E BUJQËSISË: SITUATA DREJT NORMALIZIMIT, VAZHDON ULJA E NIVELIT TË UJËRAVE NË LUMENJ