Zbardhen detajet nga ngjarja në Fier, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve të siguruara një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë, djalin e një polici tjetër, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit.
Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar. Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B. Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakARRESTOHET NË ANGLI SHQIPTARI ME TRE EMRA
Artikulli tjetërTURIZMI, KUMBARO: VITI 2024 ‘PROVA E ZJARRIT’!