Të shtëna me armë në Shkodër. Është qëlluar në drejtim të një banese në By pass-in e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se ngjarja nuk ka lidhje me banesën e ndonjë efektivi policie por njoftimi rreth ngjarjes është bërë nga një polic. Sipas informacioneve është qëlluar në ajër nga një person.