Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër.

Një person ka qëlluar me armë në ajër pas konfliktit me disa persona të tjerë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur që të shoqërojë autorin, si edhe dy persona të tjerë, vëllain dhe djalin e xhaxhait të tij, shkruajnë mediat online.

Në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Artikulli paraprakBALLA NUK HUMBET KOHË, NIS MENJËHERË NGA PUNA – TAKIMI I PARË ME PRESIDENTIN BEGAJ
Artikulli tjetërNJË PERIUDHË E SHKËLQYER PËR NDJENJAT…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT