Të shtënat me armë zjarri që u regjistruan një natë më parë në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit. Sipas Policisë, të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes tre personave, dy prej tyre vëllezër.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbeg”, rreth orës 23:00, ku pas një konfliktit mes tre personave, dyshohet se autori me iniciale K.F ka marrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka qëlluar drejt makinës së dy vëllezërve A.K dhe D.K.

Autori ka qenë në një makinë në lëvizje, ndërsa ka qëlluar në shënjestër të makinës së dy vëllezërve, një ‘Touareg’ e zi të parkuar me targa angeleze.

Sipas informacioneve, plumbat kanë devijuar edhe në krahun tjetër të rrugës duke dëmtuar edhe një tjetër automjet të parkuar.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë të lënduar. Ndërkohë, autori pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.

 

Artikulli paraprakBERISHA: MË 12 NËNTOR NISIN PROTESTAT E OPOZITËS
Artikulli tjetërNËNAT E PAPUNA QË RRISIN MË SHUMË SE 3 FËMIJË DERI NË 5 VJEÇ, DO T’U NJIHEN SI VITE PUNE