Dy barazimet në dy ndeshjet e para të kampionatit duket se nuk i ka lënë të gjithë të kënaqur te Tërbuni. Drejtuesit pukjanë dhe trajneri Sinan Bardhi presin reagimin e skuadrës së tyre, duke nisur që në ndeshjen e rradhës, e cila do të jetë ndaj Basanias në stadiumin e Pukës. Në lidhje me këtë takim, trajneri i Tërbunit, Sinan Bardhi vlerësoi skuadrën e Basanias, por u shpreh se objektivi i ekipit të tij është vetëm fitorja.

Edhe kapiteni i Tërbunit, Vildan Kaçubela shprehet se do të futen në fushë vetëm për marrjen e tre pikëve të plota, ndërsa shtoi se synimi i vetëm i pukjanëve është ngjitja një Kategori më lart.

Basania vjen në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Luzit me rezultatin 3-3 dhe padyshim që do të kërkojë fitoren në këtë përballje ndaj pukjanëve. Megjithatë, edhe Tërbuni duket shumë i vendosur për ta fituar këtë ndeshje dhe për këtë arsye, pritet të jetë një përballje interesante në fushën e lojës.

Artikulli paraprakLEZHË, 2600 FAMILJE ME NDIHMË EKONOMIKE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, TË PREMTEN VLLAZNIA-PARTIZANI