Teuta-Vllaznia do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 32-të të Superiores. Për ekipin kuqeblu, padyshim që objektiv është fitorja, pasi vjen pas humbjes në shtëpi me Laçin dhe tre pikët janë detyrim. Një gjë të tillë e thotë edhe trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

Trajneri Osmani thotë se ka ende ndeshje dhe se skuadra duhet të reagojë për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive.

Ndeshja Teuta-Vllaznia, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores, do të luhet pasditën e së shtunës në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 18:00.

Artikulli paraprakLEZHA PA VEND PËR VARRE
Artikulli tjetërMBYLLET KUPA “AGIM TAFILI”