Ekipi i Vllaznisë në basketboll po përgatitet për ndeshjen e së shtunës ndaj Kamza Basket e cila do të zhvillohet në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kjo ndeshje po merret shumë seriozisht nga ekipi shkodranë pasi po përgatiten intensivisht për të rifituar kështu edhe përgatitjen fizike të nevojshme ku synohet edhe mbajtja e rezultateve të deri tanishme ku kanë arritur dy fitore dhe një humbje. Për Vllaznisë kjo është një ndeshje e cila duhet patjetër të fitohet në mënyrë që të sigurojë qetësi për vazhdimësinë.

Atmosfera brënda ekipit duket optimiste ku duket se fitorja ndaj Partizanit si edhe ndaj Barleti Eagle u ka dhënë mjaft siguri skuadrës në arritjen e rezultateve pozitive edhe në këtë përballje. Objektivi i Vllaznia Basket për momentin është pozicionimi për në vendin e dytë në këtë garë pasi kalendari nga java në javë do të vijë e vështirsohet dhe ekipit shkodran i duhet të rikthehet në performancën e mëparshme.

Artikulli paraprakRËNDËSIA E DHËNIES SË NDIHMËS SË PARË
Artikulli tjetërDY BOKSIERËT SHKODRANË NË TURNEUN “ADEM JASHARI”