Michael Phelps nuk di të ndalet duke marrë edhe 2 medalje të tjera në lojërat olimpike. Notari amerikan triumfoi në garën e 200 metrave flutur dhe në stafetën 4×200 metra stil i lirë.
Këto arritje e çojnë në 21 numrin e të artave të fituara nga Michael Phelps në olimpiadë dhe në 25 në total medaljet e marra prej vitit 2004. Phelps tregoi vlerat e tij në të dy garat dhe për tu vlerësuar stafeta ku ishte vendimtar në provën e tij. Në këtë mënyrë 31-vjeçarin thellon rekordin e tij me triumfet e arritura, më i miri në historinë e lojërave olimpike. Michael Phelps do të tentojë të tjera medjale në 200 metra stil i përzier dhe 100 metra flutur për t’i dhënë fund garave në Rio 2016 dhe pjesëmarrjeve në lojërat olimpike.