Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e personave që dëmtojnë natyrën. Rama bën me dije se tashmë nëpërmjet aplikacionit, Komisariati Digjital çdo qytetar mund të ndihmojë duke vepruar kundër ndotjes mjedisore. Gjithashtu kryeministri ka shpërndarë edhe disa fotografi për të cilat shpjegon se janë momente nga aksioni pastrimit të zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.
Statusi:
Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit
Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore , momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër