Të verbërit dhe invalidët në Shkodër pretendojnë se një ditë më parë janë ulur me forcë nga autobusët e qytetit. Shkak është bërë fakti se nuk pranojnë të paguajnë biletën prej 40 lekësh pasi sipas ligjit e përfitojnë falas. Një nga të verbërit, Ndoc Bjeshka në këtë 3 dhjetori, ditën e personave me aftësi ndryshe, i bën apel bashkisë Shkodër që të gjendet një zgjidhje.

Pavlin Mirashaj, një tjetër invalid thotë se vetëm në Shkodër është ky problem ku i zbresin nga autobusët e qytetit me forcë. Ndërkohë të verbërit dhe invalidët në Shkodër përballen edhe me probleme të tjera sociale.

Edhe më përpara të verbërit dhe invalidët në Shkodër janë përballur me këto probleme. Më herët kompania që administron shërbimin e transportit urban ka patur disa pretendime ndaj bashkisë Shkodër lidhur me kompensimin e biletave për shtresat në nevojë.

Artikulli paraprakINCIDENTI NE DEGEN E PD KURBIN, PERJASHTOHEN NGA GARA E PRIMAREVE 2 KANDIDAT
Artikulli tjetërSHOQATA E TETRAPLEGJIKËVE: QEVERIA TË RRISË PENSIONET