Të verbërit në qytetin e Shkodrës po përballen më një sërë problematikash sic janë punësimi, strehimi apo udhëtimi me autobusët e qytetit.
Këtë e bën të ditur Kryetari I Shoqatës së të Verbërve në Shkodër Zef Vushaj i cili ka kërkuar një zgjidhje imediate Një fakt tjetër sipas Vushaj është edhe shërbimi transportit urban ku të verbërit privohen të udhëtojnë me këtë mjet për shkak të mosmarrëveshjeve të masgjidhura me bashkisë dhe shoqërisë së transportit urabn. Kryetari i Shoqatës së të verbërve në Shkodër Zef Vushaj i bën apel qeverisë dhe pushtetit vendor që të krijohen më shumë lehtësira për të verbërit.Shoqata e te Verberve ne Shkoder ka firmosur dhe nje peticion drejtuar instancave vendimarrese, ku thuhet se ne rast se kerkesat e tyre nuk merren parasysh ato do kundershtojne ligjin me gjithe forcen e vet ne menyre institucionale brenda dhe jashte vendit duke organizuar protesta dhe cdo forme tjeter rezistence. Duke e konsideruar veten nje komunitet te marxhinalizuar ato shprehin besim se do gjehet rruga e mirekuptimit dhe mbeshtetjes nga ana e qeverise shqiptare.