Ofrimi I shumë shërbimeve online për të reduktuar radhët dhe për të ndalur korrupsionin duket se nuk ka dhënë efektin e dëshiruar nga qeveria. Mbi 800 të verbër në qarkun Shkodër, po bien pre e skemave të korrupsionit nga disa subjekte. Këtë shqetësim e ka ngritur presidenti I shoqatës kombëtare të të verbërve “Shpresa Katolike”, Ndoc Bjeshka ndërsa tregon edhe rastet kur vetë është përballur me këtë fenomen.
Bjeshka shton se pjesa më e madhe e të verbërve nuk kanë shoqërues ndaj kanë kërkuar shërbim pranë bashkisë Shkodër.
Presidenti I shoqatës kombëtare të të verbërve “Shpresa Katolike” thotë se nëse nuk krijohet një zyrë për shërbimin ndaj kësaj kategorie, atëherë do të organizohen protesta.