Dhjetra fëmijë cdo ditë përballen me rrezikun për jetën pasi u duhet të kalojnë përmes një ure e cila nuk ofron asnjë siguri për ta. Ura e Telit në fshatin Drisht të Postribës është në këtë gjendje prej vitesh dhe asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje këtij problem. Fëmijët cdo ditë vënë në rrezik jetën e tyre duke dashur të shkojnë në shkollën 9-vjecare të Drishtit
Në pjesën më të madhe dërrasat e urës janë të hequra dhe banorët sfidojnë rrezikun vetëm sesi të shkurtojnë distancën për të dërguar fëmijët në shkollë.
Fëmijët shoqërohen nga prindërit apo gjyshërit e gjyshet sepse kanë frikë të kalojnë të vetëm sepse nga casti në cast ura rrezikon shembjen
Janë më shumë se 1000 banorë të disa fshatrave të cilët për tu lidhur me pjesën tjetër të zonës iu duhet të kalojnë në këtë urë e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ofron asnjë siguri për kalimtarët