Banorët që jetojnë në fshatin Bardhaj, prej shumë vitesh përballen me frikën për aksidente të mundshme gjatë lëvizjes në urën në hyrje të fshatit për shkak se kalimi bëhet vetëm në një krah dhe korsia e ngushtë nuk lejon kalimin rregullt edhe të qytetarëve me biçikleta.

Ata kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për zgjerimin e urës pasi densiteti I popullsisë në njësinë Rrethina është rritur e për pasojë edhe fluksi I lëvizjeve në këtë urë.

Banorët ankohen se ura edhe mund të shembet si pasojë e fluksit te lëvizjeve, ndërsa i kërkojnë bashkisë që të ndërhyje për ndërtimin e një tjetër ure provizore për të lehtësuar kalimin.

Shpesh herë si shkak I vështirësive gjatë lëvizjes në këtë urë kanë lindur konfilkte të shumta mes drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të biçikletës për shkak të mos respektimit të sinjalistikës rrugore

Artikulli paraprakARTI I KUZHINES – KUBIKË PULE MEKSIKAN
Artikulli tjetërSHKODËR, “BLACK FRIDAY NË JYSK VJEN ME 70% ZBRITJE”