Policia e Shkodrës dhe prokuroria po presin ardhjen e tabulateve telefonike për të parë se me cilët persona kanë kominuar kohët e fundit shtetasit Gëzim Hysaj nga Postriba dhe Agron Mollaj nga Dobraçi i njësisë Rrethina.

Të dy këta persona që nga mbrëmja e 23 gushtit e 2018-ës rezutlojnë të zhdukur. Gëzim Hysaj familja e të cilit jeton në fshatin Myselim të Postribës sipas bashkëshortes së tij Saimira Hysaj ka marrë një telefonatë dhe më pas ka dalë nga banesa duke i thënë asaj se do të takojë një shok në Shkodër.

Në këtë mënyrë pritet që të zbardhen të gjitha tabulatet telefonike për të parë nëse vërtetë Gëzim Hysaj ka marrë një telefonatë atë natë dhe më pas është larguar nga shtëpia e tij.

Po ashtu gjatë hetimeve do të shihen edhe të gjitha telefonatat e tjera të kohëve të fundit të këtyre dy shtetasve për të parë nëse mund të gjendet diçka nga bisedat që mund të krijojë një ide për zhdukjen e tyre.

Nga ana tjetër policia e Shkodrës vijon kërkimet kudo për gjetjen e këtyre dy personave ndërsa po punohet edhe në rrugë operative për të mbledhur sa më shumë informacione që mund të çojnë drejt zbardhjes së çështjes.

Efektivët sipas burimeve kanë krehur të gjithë zonën e periferike të Livadave por edhe zona të tjera të tilla por ende nuk ka asgjë konkrete.

Policia e Shkodrës pavarësisht hetimeve dhe kërkimeve që po bën gjatë gjithë kohës për zhdukjen e shtetasve Gëzim Hysaj dhe nipit të tij Agron Molla deri më tani nuk ka asnjë pistë të mundshme se çfarë mund të ketë ndodhur me këta dy persona.

Familjarët kanë bërë denoncim menjëherë në policinë vendore të Shkodrës për këtë ngjarje ndërsa pas 6 ditësh nga zhdukja e tyre kanë bërë apel për gjetjen dhe zbardhjen e saj që ka ndodhur duke kërkuar që të dinë se ku janë.

Familja Hysaj në Postribë dhe familja Mollaj në Dobraç prej 10 ditësh janë të alarmuar duke qenë se nuk ka ende asgjë të re për dy të zhdukurit.

 

Artikulli paraprakNJË VIT NGA VRASJA E GJYQTARES FILDES HAFIZI
Artikulli tjetërRUDI VATA, QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE