Teatri Kombëtar do ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues. Përpara aktorëve Rama tha se do t’i japë vendit Teatrin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër dhe me kushte bashkëkohore. Sipas kreut të qeverisë, investimi për Teatrin e ri Kombëtar do përfundojë brenda tre viteve të ardhshme.

“Teatri do ndërtohet brenda 3 viteve të ardhshme. I gjithë projekti do fillojë nga Teatri dhe Teatri do jetë faza e parë dhe prioritare e projektit. Garancia e ndërtimit të tij brenda tre viteve do jetë pjesë e procesit që ne kemi tani detyrë të ndërmarrim, përmes një procedure që do finalizohet me ligjin e Kuvendit për një invesdtim kaq të madh për kulturën dhe për Tiranën”, u shpreh Rama.

Turbina nuk është zëvendësuesja e përhershme e Teatrit Kombëtar por do shërbejë për sa kohë do ndërtohet teatri, por do jetë aty edhe pas ndërtimit të Teatrit se në vitet në vijim do të ketë më shumë shfaqje besoj. Ndjej keqardhje që u desh kaq shumë kohë të bëhej. Debatet i kam ndjekur.

Ajo që dua të bëjmë është që Ministria e Qeveria të mos jenë përgjegjëse për suksesin apo vlerësimin e suksesit, vlerësimin ta bëjë publiku. Qeveria do krijojë burimet që kush është më i zoti të marrë atë që i takon”, u shpreh Rama.

Arkitekti Bjorke Ingles: Nder të bëhem pjesë e këtij transformimi
Arkitekti i njohur danez, Bjorke Ingles ka vlerësuar përpjekjet e Tiranës për t’u transformuar në një qytet sa më të jetueshëm për banorët e vet.

Në nisjen e prezantimit të projektit të Teatrit të ri Kombëtar, Bjorke Ingels është shprehur i surprizuar për ndryshimin që ka pësuar Tirana në raport me disa vite më parë, ndërsa theksoi se edhe ai ndihej i frymëzuar nga ndryshimi ka pësuar Tirana.

“Kam ardhur këtu për herë të parë 7 vjet më parë dhe e pash Tiranën që kishte filluar të gërmonte nga energjia dhe transformimet por ishte një qytet krejt tjetër nga ai që shoh sot. Unë kam që nga ajo kohë që vij të paktën 1 herë në vit dhe është frymëzuese për mua që të shof një qytet dhe një komb kaq të mobilizuar në një përpjekje për ta bërë qytetin, hapësirat dhe rrugët e tij më të banueshme dhe më të këndshme për njerëzit që jetojnë këtu”, tha Ingels.

Më tej ai theksoi se ishte gjithashtu nder për të që do të kontribuonte edhe më tej me projektin e Teatrit Kombëtar në këtë transformim të Tiranës. “Është një nder i jashtëzakonshëm që të jem pjesë e këtij transformimi në kuadrin e Teatrit Kombëtar”, tha Ingels.

Arkitekti Ingels u shpreh me nota pozitive edhe për atë që ofron sot sheshi “Skëndërbej”. “Sot sheshi “Skëndërbej” është bërë i mrekullueshëm dhe i ka dhënë gjallëri jetës”, shtoi arkitekti danez.

Artikulli paraprakKAPEN ME 15 KG KOKAINË, PRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetër“PRANVERA FRANKOFONE” NË SHKODËR