Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e artistëve tek Teatri Kombëtar.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakNDODH PËR HERË TË PARË NË VETTING! PROKURORI I APELIT SHKODER ‘DËNOHET’…TË KTHEHET SËRISH NË SHKOLLË!
Artikulli tjetërARRESTOHET 30 VJEÇARI, ISHTE NE KERKIM PER VRASJE TE MBETUR NE TENTATIVE