Rikonstruksioni i Teatrit “Migjeni” po ecën me ritme mjaft te kënaqshme.
Aktualisht ka përfunduar rikonstruksioni dhe hidroizolimi i plote i katit te nentokes dhe impiantit te ndërrimit të ajrit, ndërsa po punohet intensivisht ne rrjetin elektrik i cili paraqitej krejtësisht i amortizuar dhe pa asnjë projekt që nga koha e ndërtimit . Kjo eshte faza e pare e projektit, e quajtur si faza e shpetimit te teatrit “Migjeni”, ku parashikon ndërhyrje në impiantet, sistemet teknologjike dhe rikonstruksionin e çatise e cila për shkak te kushteve klimaterike pritet te nis ne muajin qershor, ku do të merren masa për vendosjen e kapriatave, binarëve, etj. Rikonstruksioni i tempullit me te madh te artit dhe kultures ne veri paraqitej një domosdoshmeri pasi kushtet teknike me të cilat po perballej kjo godinë, jo vetem rrezikonte humbjen e identitetit, por ishte edhe e pamundur të zhvilloheshin aktivitete dhe shfaqje teatrale. Nderkoh punimet per rikonstruksionin e teatrit “Migjeni” kane nisur qe me daten 2 nentor, ndersa perfaqesuesit e firmës thone faza e pare e tyre pritet te perfundoj brenda afatit te përcaktuar, qe është fundi I muajit mars. Investimi I fazes se pare kap shifren e 47.5 milion lekeve te reja ndersa ne total ku perfshihen 3 fazat e rikonstruksionit eshte parashikuar 2.5 milion euro, nje investim ky I financuar nga Ministria Kulturës dhe Bashkia e Shkodrës.