Teatri “Migjeni” eshte shpallur fitues nga MESS Festival. Ky ishte edicioni i 64-t i këtij festivali që zhvillohet në Sarajevë dhe që renditet në festivalet e kategorisë A.
Çmimi i medias “Oslobodenje” iu dha shfaqjes “Vizita” të teatrit “Migjeni”, me regjisor Davide Iodice. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria mori pjesë në festivalin MESS.
Ne konferencen per shtyp, Jozef Shiroka tha se kjo eshte nje dite feste per Teatrin “Migjeni”. Ai e konsideroi nje arritje te madhe jo vetem per Teatrin “Migjeni”, por per te gjithe artin shqiptar. Ai tha se kjo shfaqje do te vihet ne skene edhe ne Itali, ku shprehet I bindur se do te pritet shume mire.
Kjo shfaqje ishte premierë absolute një vit më parë, në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe më vonë në ArTurbina në Tiranë.
Shfaqja “Vizita” e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme” dhe u vu në skenë nga Davide Iodice, një nga regjisorët më të suksesshëm të teatrit bashkëkohor.
Vepra është përkthyer në shqip nga Zija Vukaj. “Vizita” është një bashkëprodhim i teatrit të Sardenjës dhe teatrit “Migjeni”, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.