Teatri “Migjeni” arriti një rezultat historik në festivalin internacional të teatrove MESS në Sarajevë duke marrë çmimin e medias dhe kritikës me shfaqjen “Vizita” dhe duke u bërë e para trupë teatrore që merr një çmim kaq të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ajo që i mungon trupës teatrore shqiptare thotë aktori Shiroka për suksese të tilla është pikërisht mbështetja për shfaqje të një niveli të tillë ndërkombëtar siç ishte bashkëpunimi me regjisorin italian Davide Iodice dhe teatrin e Sardenjas të Italisë.

Emocionet për Fritz Selmanin i cili ka rolin kryesor të Ëngjëllit në shfaqjen “Vizita” janë të mëdha.

Aktorja Merita Smaja, shprehet se teatri shqiptar ka mbetur deri më sot brenda kufijve pikërisht sepse kanë munguar njerëzit që dinë të punojnë në një nivel të lartë.

Shfaqja “Vizita” u vendos për herë të parë në skenë në tetorin e vitit të kaluar duke arritur një sukses tek publiku për të arritur deri tek ky çmim i rëndësishëm ndërkombëtar. “Vizita” është një vepër e George Wells dhe flet për një ëngjëll që vjen në tokë dhe i mëson njerëzve dashurinë duke dhënë mesazhe të forta që janë aktuale edhe në ditët që jetojmë.

Artikulli paraprakSTAJKË, BANORËT: TË PASTROHEN MBETJET
Artikulli tjetërASAMBLEJA E UNIONIT NDËR-PARLAMENTAR NË GJENEVË, SPIROPALI: ÇELJA E GRUP-KAPITUJVE TË …