KËRKOHET MBYLLJA E TIJ, RREZIKON DJEGIEN NGA AMORTIZIMI. Bie sinjali SOS për teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Në një letër të drejtorit Edmond Angoni
drejtuar kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka dhe ministres së kulturës Mirela Kumbaro thuhet se teatri ‘Migjeni” nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjente pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja. Fjala është për degradimin total të atij teatri në çdo pjesë të mundshme. Në raportin për gjendjen fizike të teatrit thuhet se: “sistemi elektrik i ndërtuar qysh në vitin 1958 është tejet i amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik si linjat kryesore në sallë, holle dhe skenë që nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri ku gjendjen më të vështirë e bën mosfunksionimi i hidranteve”. Duke vijuar më tej thuhet se: “kuadri kryesor elektrik është jashtë çdo kushti teknik, me pasoja rënie rryme të personaleit dhe burim zjarri. Përsa i përket akomodimit të publikut gjatë shfaqjeve të ndryshme është e domosdoshme dhe imediate ndërhyrje totale në sallë me të gjithë elementet e saj duke filluar konkretisht nga: amortizimi total i ndenjësve, prodhim i viteve 1975, sistemi i ngrohjes edhe pse kaldaja është në gjendje të mirë ka konsum të madh dhe rendiment mjaft të vogël duke mos realizuar ngrohjen për arsye se ka humbje si rezultat i mungesës së katramave në pullaz. Si rezultat se ngrohja me ujë nuk realizohet pasi sistemi i tubacionit është i vitit 1958 dhe i amortizuar totalisht, kaloriferët janë jashtë funksionit, salla nuk ka sistem uji dhe kalorifer dhe tubat e ujit janë të amortizuar” – bëhet e ditur në këtë raport. Për këto arsye kërkohet që në teatrin e Shkodrës të mos zhvillohet më asnjë shfaqje çka do të thotë që ky teatër duhet të mbyllet për shkak të gjendjes kritike. Edhe në buxhetin e Bashkisë Shkodër për 2015-ën nuk ka të parashikuar të tilla investime ndaj ndoshta në ditët në vijim pas këtij raporti duhet të presim mbylljen e teatrit më të vjetër shqiptar ku arti nisi hapat e parë në Shqipëri.Për këtë arsye ju vëmë në dijeni se situate nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjent pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja.
Raportim urgjent mbi gjendjen fizike të teatrit “Migjeni”.
Drejtuar: Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë Shkodër
Për dijeni: Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit
Duke marrë shkas nga eventet e fundit në teatër ku në regjim maksimal punë të sistemit elektrik ndihet erë kallçuku e përcëlluar dhe e tejnxehur, të cilat janë vështirë të lokalizohen. Ju vëmë në dijeni se me gjithë raportimet verbale gjatë këtyre viteve dhe si pasojë e mungesës së investimeve për infrastrukturën e teatrit “Migjeni”, gjendja ka arritur pikën e saj më kritike dhe konkretisht:
Sistemi elektrik i ndërtuar qysh në vitin 1958 është tejet i amortizuar dhe jashtë çdo kushti teknik si linjat kryesore në sallë, holle dhe skenë. Që nga çasti në cast mund të sjellë rënie zjarri ku gjendjen më të vështirë e bën mosfunksionimi i hidranteve.
Kuadri kryesor elektrik është jashtë çdo kushti teknik, me pasoja rënie rryme të personaleit dhe burim zjarri.
Përsa i përket akomodimit të publikut gjatë shfaqjeve të ndryshme është e domosdoshme dhe immediate ndërhyrje totale në sallë me të gjithë elementet e saj duke filluar konkretisht nga:
Amortizimi total i ndenjësve, prodhim i viteve 1975
Sistemi i ngrohjes edhe pse kaldaja është në gjendje të mirë ka konsum të madh dhe rendiment mjaft të vogël duke mos realizuar ngrohjen për arsye se ka humbje si rezultat I mungesës së katramave në pullaz.
Si rezultat se ngrohja me ujë nuk realizohet pasi sistemi i tubacionit është i vitit 1958 dhe i amortizuar totalisht, kaloriferët e pallatit janë jashtë funksionit, salla nuk ka system uji dhe kaloriferë dhe tubat e ujit janë të amortizuar.
Për këtë arsye ju vëmë në dijeni se situate nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjent pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja.
E firmosur nga përgjegjësi teknik Arben Meshnuni, inspektori i skenës Sabah Baxha dhe drejtori Edmond Angoni