Trupa e teatrit “Migjeni” ka nisur provat për një musical i cili vjen për herë të parë në këtë teatër. Ina Morina është regjisorja shkodrane e cila është rikthyer në qytetin e saj të lindjes për të realizuar këtë musical. Përveçse si regjisore, Morina do jetë edhe pjesë e aktorëve…

Tema e këtij musical që do pritet të vihet në skenën e teatrit “Migjeni” më 21 dhjetor, përpara festave të fundvitit është dashuria thotë regjisorja. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka vlerëson regjisoren dhe artisten e re Morina për këtë musical për të cilin ka nisur puna nga aktorët.

Ky musical me regjinë e Ina Morinës është një ndërthurje artisike duke i sjellë edhe aktorët e teatrit “Migjeni” në një stil ndryshe nga zakonisht.

Artikulli paraprakSHOQATA E TETRAPLEGJIKËVE: QEVERIA TË RRISË PENSIONET
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 3-2 MIQËSOREN ME VELEÇIKUN