Trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” po përgatitet për shfaqjen e fundit për këtë vit të titulluar “Tre vetë në një varkë pa llogarit Nik Prel Mujën”. Drama ka të bëjë me një histori të vërtete të 3 vëllezrve nga Shkodra të cilët duan të arratisen nga burgu, ku janë burgosur padrejtësisht gjatë regjimit komunist. Për drejtoren e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, interpretimi në këtë dramë ka një domethënie të veçantë, pasi ajo ka njohur njërin nga personazhet e hsitorisë së vërtetë.

Regjisori I shfaqjes Stefan Çapaliku tregon se kjo histori ka një mesazh tepër aktual edhe pse ka ndodhur vite më parë.

I pyetur për titullin “3 vetë në një varkë pa llogarit Nik Prel Mujën”, regjisori jep këtë shpjegim.

Drama “Tre vetë në një vark pa llogarit Nik Prel Mujën” do të shfaqet për spektatorin shkodran në datat 12, 13,14, 15 dhjetor në orën 18:00 ku do të interpretojnë aktorët Jozef Shiroka, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani, Rita Gjeka, Vladimir Doda dhe Pëllumb Gjona.

Artikulli paraprakBETEJA, SI U SHPETUA EFEKTIVI I RENEA-S
Artikulli tjetërSHKODËR, TEATRI I POEZISË “LIRIA FILLON ME FJALËN”