Për herë të parë, faza e tretë e konkursit “Bilbilat e vegjël këndojnë” të edicionit të 29-të është zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Nxënësit e tre shkollave “Dëshmorët e Prishtinës”, “Dituria” dhe “Maria Ndihmëtare” provuan për herë të parë emocionet e performimit në skenën e teatrit “Migjeni”.
Ketlin Pjalmi, specialiste në drejtorinë e Kulturës së bashkisë Shkodër foli për rëndësinë e mësimit të fëmijëve me skenën e teatrit “Migjeni”.
Në ditët në vijim, ky konkurs do të zhvillohet në qendrën kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër, ku nxënës të të gjitha shkollave do të këndojnë përpara jurisë profesioniste.