Trupa e teatrit “Migjeni” me pjesëmarrjen në Turqi në festivalin ndërkombëtar atje ka korrur sukses me shfaqjen “Një Zjarrëfikëse në Oborrin e Teatrit”.
Ndryshe nga Shkodra publiku turk ka duartrokitur gjatë lojën e aktorëve. Kjo shfaqje ka bërë të kuptohet edhe më shumë se brezat në Shkodër duhen edukuar që në moshë të vogël me pjesët e ndryshme teatrale. Pritet që “Një Zjarrëfikëse në Oborrin e Teatrit” të jepet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.