Muaji i letërsisë në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër u mbyll me teatrin poetik “Kumbime”, me pjesë të shkruara nga Ernest Koliqi. Shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati tha se figura dhe vepra e Koliqit ende nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Dy prej interpretuesve në këtë aktivitet, Rajmonda Marku e cila ishte edhe regjisore dhe Astrit Fani shprehen se Koliqi la pas një vepër të jashtëzakonshme letrare.
Pjesë e teatrit poetik ishte edhe interpretuesja Nergis Nikprelaj.
Bashkë me aktorët e tjerë interpretoi edhe Marko Prendi duke përmbyllur kështu muajin e letërsisë dhe arteve në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti” me teatrin poetik “Kumbime” duke risjellë një emër të shquar të letërsisë si Ernest Koliqi.