I gjendur në mes të “furtunës” e akuzave që i hidhen mbi supe në lidhje me debatin e fundit për shembjen e Teatrit, aktori i njohur Robert Ndrenika kërkon të mos kryeqëzohet.
Ai thotë se ka qenë gjithë kohës për një teatër të ri, dhe i vetmi lëshim që ka bërë së fundmi është se ka pranuar PPP-në.
Ja postimi i plotë i tij:
Ju lutem…mos më kryqëzoni! Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli por le ta dije dhe “tan bota mbarë”! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor te cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le ti marre ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)!
Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë por u a kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi por kur ka qenë rasti dhe në opinion publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditet e fundit
është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë cm katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!
Të kanë gënjyer do të thotë dikush dhe unë përgjigjem po BESA e shqiptarit ku vete??? Së fundi ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe por e kam edhe për të FOLUR !!!
Me respekte te ndërsjella Robert Ndrenika.