Aktivitetet kulturore në Shkodër duket se nuk mungojnë pasi “Nana” ishtet titulli i shfaqjes më të fundit që është ngjitur në skenën e Teartit “Migjeni

I cili erdhi I performuar nga një kast aktorësh të Teatrit “Teuta” nga Ulqini të cilët vjijnë për herë të parë në Shqipëri . Shfaqja ”Nana”, me regji të Munib Abazit, flet për jetën e një familje në kushte jo shumë të mira financiare ku peripecitë e tyre shtohen me ardhjen e nuses në shtëpi.

Në këtë shfaqje nusja arrin të prish marrdhenien në mes nënës dhe djalit dhe situata fillon te ftohet deri ne ate pike saqe djali heq dore nga perkujdesja ndaj nenes se tij, dhe vendos te largohet nga shtepia bashke me gruan.

Ndersa, çifti u largua nga shtepia perseri nuk arrijne te gjejne qetesi pasi problemi ishte te ata te dy, te cilet nuk arriten kurre te gjejne nje gjuhe te perbashket. Regjisori Abazi I’a arriti që të përcillte mesazhin qe kerkonte te sillte me anë të kësaj shfaqjeje, pra rikthimi tek nena dhe miresjellja ndaj saj.

Artikulli paraprakPROMOVIMI I SPORTIT TË BASKETBOLLIT
Artikulli tjetërNURJA: MBLEDHJA E ASAMBLESË VLLAZNIA sh.a E PALIGJSHME