TEC-et e rinj me qymyr që do të ndotin Ballkanin

Me starndardet e reja të BE-së për mbrojtjen e ambientit, termocentralet e nisura apo aktivë në Ballkan, mbeten shumë larg. Analizat e zhvilluara në këtë treg flasin për të paktën pesë termocentrale jashtë standardit. Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbështesin termocentralet. Por në një shkrim investigativ, duke iu referuar një grupi vezhguesish, Birn shkruan se shumë prej impianteve të reja që po ndërtohen nuk do të përputhen me standardet e miratuara se fundi nga BE. “Pothuajse asnjë nga termocentralet e reja të qymyrit të planifikuara në Ballkanin Perëndimor nuk do të përmbushë standardet e fundit dhe më të ashpërsuara të ndotjes në Bashkimin Europian”, theksohet nga nje analize e rrjett CEE Bankwatch. Koordinatore e kërkimit në këtë rrjet Pippa Gallop, vëren se, “hartuesit e projektit hezitojnë të vonojnë projektet e tyre duke bërë rishikime dhe duke marrë masa për t’i përshtatur ata me standardet e reja, por duke mos e bërë këtë tani, ata do të duhet të paguajnë më vonë,” “Kostot shtesë që standardet e reja do të sjellin janë shenjë paralajmëruese për qeveritë se qymyri po bëhet shpejt një burim i papërdorshëm,” shtoi Gallop. BE miratoi standardin e vet të ri, më 28 prill të këtij viti, ku përcakton teknika më të mira për të kontrolluar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe kufijtë e emetimit. Analiza e Bankwatch shqyrtoi tetë TEC-e me qymyr të cilat kanë një kapacitet prej 2.6 GW në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe uzinën Stanari në Bosnje-Hercegovinë e cila filloi nga puna shtatorin e kaluar. Nga këto tetë TEC-e, katër janë në Bosnje-Hercegovinë dhe nga një në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Pesë nga TEC-et janë të sigurta që nuk do t’i përmbushin standardet e reja, ndërsa për të tjerat nuk ka informacione të mjaftueshme, vëren Birn.

Artikulli paraprakPERPLASEN DY MAKINA,NJERA PERMBYSET
Artikulli tjetërMESHE NE KATEDRALEN E QYTETIT,E CELEBRON MASSAFRA