Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka përgënjeshtruar lajmin se shoqëruesi i Presidentit ka kërcënuar sot banorët.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë:  “Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së.

Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë”!

Artikulli paraprakMËSIME NGA JAPONIA PËR MBROJTJEN NGA TËRMETET
Artikulli tjetërTIRANË, VELIAJ: 1950 FAMILJE DO I KALOJMË ME QIRA! RAMA: KËTË DO TË BËJMË EDHE NË DURRËS