Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka përkujtuar tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019-ës, që shkaktoi 51 viktima.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Blushi teksa falënderoi Kosovën për ndihmën e saj, thekson se për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre.

REAGIMI I BLUSHIT

Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.

Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të tjerët.

Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!

Artikulli paraprakMOT I KEQ NË ITALI, 5 TË ZHDUKUR MES TYRE NJË I PORSALINDUR (VIDEO)
Artikulli tjetërPOLICIA I KËRKOI VEND TJETËR PËR PROTESTËN E 6 DHJETORIT, BERISHA REFUZON: BULEVARDI DO TË MBUSHET SI KURRË MË PARË