Tedi Kopliku, anëtar i departamentit “Brain Gain” në radhët e PD ishte i ftuar në emisionin “Tonight” të gazetarit Simon Shkreli. Kopliku tregoi se ky department ka për qëllim afrimin e trurit të të rinjve shqiptarë që ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Duke folur edhe për situatën në PD, Kopliku tha se kjo forcë politike po bën edhe disa role që nuk i takojnë.

Përplasja që kanë vetë demokratët por edhe problemet me të cilat po përballet Shqipëria nga qeveria aktuale janë dy çështje tejet shqetësuese shprehet Kopliku.

Gjatë emisionit “Tonight” në Star Plus, Kopliku u përgjigj edhe për një sërë çështjesh të tjera që lidhen me të ardhmen e të rinjve dhe përfshirjen e tyre në politikë.

Artikulli paraprakAURON MILOTI DETYRË TË RE NË BASHKINË E SHKODRËS
Artikulli tjetërMINISTRI I BRENDSHËM PRET AMBASADOREN E RE TË JAPONISË