Në një intervistë të dhënë për Star Sport drejtori sportive I Vllaznisë Tefik Osmani rreth merkatos tha se kemi bisedime të shumta me lojtarë të disa skuadrave. Rreth emrave që janë përfolur drejtori u shpreh se pa patur gjëra konkrete nuk mund të flasë por e vetmja gjë është që janë kontaktuar djem Shkodranë. Drejtori Osmani u shpreh se skema e re jep mundësi të shumta për të arritur drejt ‘Final Four’. Mendoj se ndonjëherë është edhe fat të punosh me trajner si Qatip Osmani tha drejtori sportive. Sa I përket mardhënies me presidentin Xhaferi, Osmani tha se mardhënia është shumë e mirë. Mendoj që me Hakajn, Malën dhe Smajlin pothuajse është arritur akordi për të rinovuar sërish u shpreh drejtori sportive Tefik Osmani. Rreth ndërprerjes së marrveshjeve me disa nga lojtarët e larguar Osmani u shpreh se kur lojtarët nuk janë të lumtur tek Vllaznia as Vllaznia nuk mund të jetë e lumtur me ta. Nëse do ketë largime të tjera Drejtori sportive tha se deri tani nuk do të ketë asnjë levizje edhe pse ato janë gjëra që nuk do të thuhen sepse I di vetëm ai dhe stafi. Mosfutja në katërshe do të ishte dështim tha drejtori sportive Tefik Osmani për Star Sport.