Këmbanat e alarmit kanë shumë kohë që bien tek Vllaznia por duket se në takimet e zhvilluara së fundimit tek kuqeblutë ato po dëgjohen akoma edhe më shumë.
Duket se rreziku I rënies nga kategoria është kaq afër saqë për shumkënd kjo është edhe e sigurt dhe për këtë fajsojnë bashkin Shkodër që është në zotërim të ekipit kuqeblu apo edhe vetë lojtarët ku edhe pse rreth 70% e përbërjes së skuadrës janë shkodranë duket se tashmë e kanë lëshuar fare veten dhe në fushë nuk bëjnë thuajse asgjë për të marrë pikët aq shumë të nevojshme ose jetike për ta.
Humbja e pësuar këtë të shtunë në shtëpinë e tyre ndaj Luftëtarit ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet ku kryesisht tifozët e konsiderojnë të turpshme këtë rezultat.
Shpresohej që në këtë ndeshje do të merrnin pikët që nuk arritën dot në Durrës dhe kështu do të rimerrnin veten por kjo nuk ndodhi. Ajo që shkaktoi më shumë konfuzion ishte edhe deklarate e trajnerit Gjoka I cili në deklaratën e tij pas ndeshjes la të kuptohej se mund të ketë një dorëheqje të mundshme të tij.
Sa I përket Superligës kanë mbëtur edhe pak takime për tu zhvilluar dhe kundërshtarët që skuadra kuqeblu do të ketë përballë si në ndeshjet që do të luaj në shtëpi e po ashtu edhe jashtë saj janë jo pak të vështirë për tu mundur. Javën e ardhshme kuqeblutë do të presin në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Laçit të cilët janë të pozicionuar në vendin e katërt me 42 pikë.