Drejtues të klubit Vllaznia pranojnë rrezikun që për Vllaznia sh.a ka një rrezik për nisjen e procedurës të falimentit siç kërkon ministria e financave.
Anëtari i bordit Mark Laloshi shprehet se ekziston mundësia por është gjykata që vendos në fund. Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi sqaroi disa prej shkeljeve që prenton Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditi të bërë tek Vllaznia sh.a për një periudhë 3-vjeçare Kryetari i bordit të Vllaznisë Shpëtim Quku thotë se të gjitha gjetjet e KLSH nuk janë fshehje të Vllaznisë. Administratori i Vllaznisë Astrit Gjyrezi shtoi ndër të tjera se po punohet për ta shëruar këtë klub dhe për të arritur objektivat e këtij sezoni që është dalja në Kupat e Europës duke qenë se ekziston një mundësi.