Problemet e sulmit nuk kanë të sosur në ekipin shkodran.
Nga sa mësohet, sulmuesi ganez Çarls Atsina ka pësuar një dëmtim në gju. Një dëmtim i tillë mund ta largojë lojtarin për disa javë nga fushat e blerta, çka do t’i shkaktojë probleme trajnerit Cungu, të cilit do t’i duhet t’i bazojë forcat tek Andi Ribaj. Ganezi pritet që të kryejë sa më shpejt një rezonancë në mënyrë që të ekzaminojë edhe problemin që ka.
Në rastin më të mirë, ganezi mund të shmangë një ndërhyrje në gju.Në lidhje me këtë cështje, trajneri Cungu ngre supet, duke lënë përgjegjësinë tek analizat shëndetesore që duhej të ishin kryer qe në momentin kur ganezi erdhi për prove. Ndërsa në rastin më të keq ai mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjë që mund të bëjë që sulmuesi i ardhur në merkaton e verës pranë Vllaznisë të humbasë ndoshta pjesën e parë të sezonit.
Tekniku do të ketë të vetëm tani Ribajn që do ta ketë të vështirë që të mbajë gjithë barrën e sulmit, në rast se Atsina nuk rikthehet. Kështu që trajneri Cungu do të mbështetet jo te mesfushorët që ka në dispozicion, në mënyrë që bëjë të mundur gjetjen e një alternative përveç Ribajt për sulmin.