4 LOJTARË VIJNË NGA KOSOVA NDËRSA 4 TË TJERË NGA JAPONIA. 4 lojtarë ka afruar zyrtatisht Vllaznia deri tani në merkaton verore ndërsa këto ditë pritet të vijnë të pakten dhe 8 lojtarë të tjerë. Në këto 8 futbollistë synimi i drejtuesve është për të mbajtur 4 lojtarë që do të jenë për sezonin e ri futbollistik. Për të bërë një ndarje kjo sigurisht nga burime të sigurta pranë stafit, 4 futbollistë do të ejnë nga Kosova.
Ky fakt bën që Vllaznia të mund ti aktivizojë të gjithë njëkohësisht në fushën e lojës pasi lojtarët nga Kosova nuk njihen si të huaj nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nga këto futbollistë 2 dot e jënë qendërmbrojtës. Madje njëri nga mbrojtësi mund të aktivizohet dhe në kahun e djathtë. Po ashtu do te afrohet një mesfushorë dhe një sulmues. Përsa i përket mbrojtësve, njëri prej tyre mësohet se është aktivizuar në kampionatin Shqiptar të futbollit. Ndërsa tre sportistët e tjerë janë aktivizuar në futbollin Kosovar. Përsa i përket emrave të lojtarë ato jo pa qëllim nuk bëhen public nga drejtuesit e skuadrës. Ashtu siç u veprua me lojtarët nga Mali i Zi emrat e të cilëve u mbajtën të fshehtë për shkak të konkurencës nga ekipet e tjera Shqiptare, ashtu po veprohet dhe me lojtarët kosovarë. Përveç tyre gjatë këtyre ditëve do të vijnë për provë dhe katër futbollistë Japoneze. Emrat e tyre nuk mësohen pasi ekipi shkodranë është lidhur me një agjensi e cila merret me afrimin e futbollistëve Japoneze. Siç mësohet për shkak dhe të lehtësirave që kanë vetë futbollistët nga Japonia ato do të jenë me një kosto shumë të lirë financiare. Prandaj në katër futbollistë që do të testohen, në qoftëse do të bindin stafin teknik do të mbahen dy prej tyre. Kjo sigurisht pasi Vllaznia e ka mbyllur limitin e numrit të të huajve me katër përforcimet që ka bërë. Ndaj dy të huaj të tjerë mund të shfrytëzohen si rezervë. Këto janë lëvizjet e fundit në kampin shkodranë, ku Vllaznia me përforcimet e realizuara pretendon se ka rritur ndjeshëm nivelin e futbollistëve të ekipit në krahasim me vitin e kaluar.