NJË PËRFAQËSI E BASHKISË NË KINË TAKIM ME NËNKRYETARIN OMI. Përfaqësues nga Bashkia e Shauzing në Kinë kanë zhvilluar takimin e dytë në Bashkinë Shkodër teksa janë pritur nga nënkryetari Ahmet Omi. Grupi nga qyteti Shauzing njëkohësh janë edhe përfaqësues të biznesit në fushën e industrisë tekstile pjesë në të cilën do të shihet mundësia e bashkëpunimit dhe financimit.
Nënkryetari i Bashkisë Shkodër Omi u shpreh se qyteti ka njohur zhvillime të mëdha. Nënkryetari Omi tregoi edhe bashkëpunimet pozitive dhe financimet e ndërkombëtarëve në Shkodër. 1500 tregtar nga e gjithë bota shkojnë në qytetin e Shauzing në Kinë ndërsa bashkia e këtij qyteti vetëm ne industrinë e tekstileve ka një xhiro prej I miliard dollar në vit dhe numëron 650 mijë banorë.