Prej më shumë se 7 vitesh në rrugët e qytetit të Shkodrës është prezent një fenomen mjaft shqetësues dhe I rrezikshëm për qytetarët.
Në shumë zona të qytetit ,nëpër sheshet kryesore,në lulishte dhe në anët e rrugëve në cdo vend mund të shohësh kabllo dhe tela të kompanive të ndryshme private pa minimumin e sigurisë.Pavarësisht ankesave të bëra herë pas herë nga banorët askush nuk ka marrë përsipër që të heq këto tela dhe ti sistemojë në vendin e përshtatshëm.Grumbuj telash që sa herë që ngre kokën lart vijëzojnë qiellin.Më së shumti ky fenomen vërehet pranë poliklinikës së qytetit dhe në rrugën e Gjykatës së Rrethit.Ky imazh pasqyron një imazh aspak të denjë për Shkodrën. Cdo kalimtar me ose pa dëshirë është i detyruar të shohë këtë realitet që nuk ka gjetur zgjidhje. Bashkia e Shkodrës prej kohësh është duke kryer një sërë investimesh me qëllim krijimin e një imazhi sa më të mirë dhe bashkëkohor të qytetit.Fatkeqësisht është vënë re se kompani të ndryshme kanë pushtuar hapësirën ajrore të territorit duke bërë shtrirjen e kabllove të shërbimeve që ata ofrojnë nëpër ndriçuesit rrugor,apo pemët dekorative.Këto veprime jo vetëm që janë në mënyrë abuzive nga ana e këtyre kompanive duke mos marrë miratimin e bashkisë dhe lejet përkatëse për shërbime të tilla ,por ato dëmtojnë cdo ditë e më shumë imazhine qytetit në të njëjtën kohë edhe ndriçuesit të cilët janë arritur të mirëmbahen me paratë e mbledhura nga taksapaguesit shkodranë.Sipas bashkisë mësohet se rrugët që janë më problematike përsa I përket këtij fenomeni janë: 1.Rruga “Don Bosko” pranë Gjykatës së Rrethit ,2. Rruga “Ëilson” (te poliklinika) 3.Rruga “Vaso Kadia” 4. Rruga “Hasan Riza Pasha” 5.Rruga “ Fushë Qelë”.