Një telefonatë për bombë te ambasada e Çekisë në Shqipëri ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, ndërsa alarmi ka rezultuar fals pas kontrolleve që janë bërë.
Pas telefonatës se në ambasadë ishte vendosur një bombë, policia ka kryer kontroll me qen anti-eksploziv dhe mjete të tjera brenda dhe jashtë e përreth godinës, por nuk ka konstatuar asgjë.
Nga veprimet e para rezulton se telefonata është anonime dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që dha alarmin fals.