Policia britanike ka qenë në aksion intensiv ditën e sotme për kapjen dhe arrestimin e 6 personave të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj e cila ndodhi disa ditë më parë në Shëngjin.

Pas zbardhjes së ngjarjes e cila rezultoi se ishte për gjakmarrje, policia identifikoi 6 persona të cilët janë përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit. Ndërkohë nga këta 6 persona vetëm ditën e sotme janë vënë në pranga 4 prej tyre, të cilët priten të ekstradohen drejt Shqipërisë. Mësohet se vendndodhja e 4 të arrestuarve është zbuluar nga telefonat të cilat përdornin.

Siç raportohet në media, të katër personat e arrestuar ndodheshin në Angli, dhe se policia britanike ra në gjurmët e tyre nëpërmjet telefonave celular që përdornin. Të arrestuarit e deri tanishëm për veç bashkëpunimit për vrasjen e Nikulajt, ata jetonin në Angli në zona të afërta me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME BANORËT E GRUPSEKSIONIT 1/3
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS , BENET BECI: EKONOMIA E FORTË KRIJON KULTURË, POR EDHE KULTURA KRIJON EKONOMI.